Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në rrjetet sociale për të mbrojtur fuqishëm sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dhe “Carin e Kufirit” Tom Homan, duke bërë të qartë se qëndron pranë zyrtarëve të tij të lartë të emigracionit.
Kjo vjen ndërsa ata po përballen me kritika të ashpra lidhur me aksionet e administratës në zbatimin e ligjit të emigracionit pas vrasjes së dy qytetarëve amerikanë në Minneapolis, gjatë aksioneve federale. Trump ka akuzuar demokratët se po e sulmojnë Noem padrejtësisht, duke thënë se ajo po bën një “punë fantastike” dhe se është objekt kritikash për shkak se është grua.
Ai gjithashtu ka lavdëruar Tom Homan për punën e tij dhe e ka dërguar atë në Minneapolis për të ndihmuar në menaxhimin e tensioneve pas këtyre ngjarjeve. Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim civil për të drejtat e njeriut mbi vrasjen e Alex Pretti, për të ekzaminuar nëse oficerët kanë shkelur ligjin gjatë përdorimit të forcës.

