Operacionet në kufi! Çuçi nënshkruan marrëveshjen me kreun e FRONTEX

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare ( FRONTEX ) dhe Ministria e Brendshme kanë nënshkruar të hënën Memorandumin e Mirëkuptimit mbi Mekanizmat e Ankesave për veprimet e kryera nga anëtarët e ekipeve të këtij misioni në Shqipëri.

Firmat përkatëse u hodhën nga kreu i FRONTEX, Hans Leijtens dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi ky i fundit në rrjetet sociale.

Zoti Çuçi tha se menaxhimi i kufirit dhe respektimi i të drejtave të njeriut nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. “Ne jemi maksimalisht të vendosur të garantojmë respektimin e plotë të të drejtave të njeriut. FRONTEX është një histori suksesi në vendin tonë” tha zoti Çuçi. 

Ministri i brendshëm shqiptar u shpreh se Shqipëria si vend tranzit luan një rol të rëndësishëm për t’i prerë rrugën flukseve migratore nga Afrika dhe Lindja e Mesme dhe kontribuon aktivisht në sigurinë e vetë kufijve të BE.

Mekanizmi i Ankesave i agjencisë do të trajtojë ankesat e paraqitura kundër shkeljes së pretenduar të të drejtave themelore të kryera nga anëtarët e ekipeve policore gjatë operacioneve në zonat kufitare për parandalimin e flukseve migratore dhe goditjen e krimit ndërkufitar.

Share This Article