Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Shtetit ka zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit një operacion mbarëkombëtar të koduar “Hapësirat publike”, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zaptuara dhe ndëshkimin e shfrytëzimit të tyre të paligjshëm për qëllime fitimprurëse.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në të gjithë vendin, u evidentuan 133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike, ku 10 shtetas u arrestuan dhe 123 të tjerë u proceduan penalisht. Hapësirat ishin përdorur si parkingje apo lavazhe pa leje, duke gjeneruar të ardhura të fshehura dhe pa lëshuar kuponë tatimorë.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin normal të automjeteve, këmbësorëve apo mjeteve të emergjencës. Në kuadër të operacionit janë konstatuar edhe 3 raste të punësimit të paligjshëm.

78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.

Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.

Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë me intensitet në të gjitha qarqet e vendit.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

Share This Article