Policia e Shtetit është duke kryer një operacion në zonën e Sukthit dhe Shijakut, ku po ushtrohen kontrolle në disa banesa.
Në prangat e policisë ka rënë gjatë këtij operacioni edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Loer Kume.
Operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit.
Objektivi i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ky i fundit nuk është gjetur në banesë gjatë kontrollove.