Operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion i gjerë është zhvilluar në Vlorë me urdhër të SPAK, ku janë lëshuar mbi 7 urdhër-arreste ndaj personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që operonte në këtë qytet.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë operacionit është zbuluar aktiviteti i një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është arritur edhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur më parë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arrest edhe për Florjan Plakun, i cili ndodhet aktualisht në burg dhe masa i është komunikuar në qeli.

Plaku u arrestua në gusht të vitit të kaluar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Gentian Bejtja, ngjarje e ndodhur në zonën e Larushkës. Sipas burimeve hetimore, në telefonin e tij celular janë gjetur të dhëna shtesë që lidhen me porosi për vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale.

Nga analiza e materialeve të sekuestruara dhe përgjimeve, hetuesit kanë arritur të identifikojnë edhe persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në aktivitet kriminal në qytetin e Vlorës.

Share This Article