• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, July 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Operacioni “Pika”, për 4 javë mbi 70 zyrtarë policor të arrestuar

Operacioni “Pika”, për 4 javë mbi 70 zyrtarë policor të arrestuar

by albnews
9 April, 2022
in Albania, Kosova
0
10
VIEWS

Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës në dy operacionet “Pika”, më 14 mars dhe 8 prill kanë arrestuar 74 zyrtarë policor, të dyshuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Operacionit “Pika” i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë, ndërsa është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës

Operacioni “Pika 1” ishte fokusuar në pikë-kalimet kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë, ndërsa operacioni “Pika 2” në pikë-kalimin kufitar Vërmicë.

Më poshtë mund të lexoni një përmbledhje të dy operacioneve

Operacioni “Pika” vë në pranga 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Më 14 mars Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar  operacionin e koduar me emrin “Pika” që kishte filluar qysh në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Në këtë operacion ishin vu në pranga 48 zyrtarë policorë dhe dy zyrtarë doganorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

IPK muaj më parë kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimeve kufitare në Qafë Prushë dhe Qafë Morinë si dhe dy zyrtarëve doganorë.

 “Me autorizimin e Prokurorisë Speciale në kuadër të këtij hetimi nga hetuesit e IPK-së janë përshirë edhe masat e fshehta dhe teknike të vëzhgimit dhe hetimit si dhe masat e nevojshme që të zbulojnë dhe të ruajnë gjurmët dhe provat tjera të veprave penale dhe sendet të cilat mund të shërbejnë si prova të cilat mund të përdoren në procedurë penale.

Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika” ka arrestuar sot  48 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy togerë policorë – komandantë të pikë kalimeve kufitare në Qafë Prush dhe Qafë Morinë dhe pesë rreshterë) si dhe dy zyrtarë doganorë, që të gjithë të dyshuar për veprat penale ‘keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar’ ‘marrje e ryshfetit’”, thuhej në njoftim.

Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar me qindra herë mbi 400 herë në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Operacioni “Pika 2” vë në pranga 26 zyrtarë policorë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar edhe të premten, më 8 prill operacionin e koduar me emrin “Pika 2” që ka filluar në orët e hershme të mëngjesit në Prizren respektivisht në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë kalimit kufitar në Vërmicë.

Bazuar në këto veprime të suksesshme hetimore, IPK në kuadër të operacionit “Pika 2” ka arrestuar sot 26 zyrtarë policorë (duke përfshirë dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë), që të gjithë të dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “marrje e ryshfetit”.

Nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e IPK-së ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të “marrjes së ryshfetit” dhe  “keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” .

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunimin me SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) Agjencinë për Mbikëqyrje Policore – AMP-së (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri) që ka rezultuar me arrestimin e disa të dyshuarve edhe në Republikën e Shqipërisë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore në kuadër të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shqipëri ka njoftuar për arrestimin e 17 punonjësve të policisë shqiptare në pikën kufitare të Morinës pas një aksioni të përbashkët policor të zhvilluar me autoritetet e Kosovës, në lidhje me korrupsionin e ushtruar në doganë.  

Previous Post

Rusofilët në Kuvendin e Serbisë

Next Post

Shuplaka ndaj Cris Rock/ Will Smith përjashtohet për 10 vjet nga çmimet “Oscar”

albnews

albnews

Related Posts

Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare
Albania

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit
Albania

Braktisja e vendit/ Shqipëria, si laborator i migracionit

6 July, 2025
​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?
Kosova

​Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

6 July, 2025
Next Post
Shuplaka ndaj Cris Rock/ Will Smith përjashtohet për 10 vjet nga çmimet “Oscar”

Shuplaka ndaj Cris Rock/ Will Smith përjashtohet për 10 vjet nga çmimet “Oscar”

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

Tre gjigantë të Premier Ligës e duan brazilianin, Reali është gati të dëgjojë oferta për Rodrigon

6 July, 2025
Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

Messi shkëlqen me dy super gola, Inter Miami rikthehet te fitoret në MLS pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube

6 July, 2025
Emigracioni, Britania vlerëson Task Forcën shqiptare

Debati për emigrantët, Artan Hoxha zbulon metodën e krimit shqiptar në Britani: Ja si shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

6 July, 2025
Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

Britania e Madhe do të rivendosë marrëdhëniet diplomatike me Sirinë, Lammy: Në interesin tonë të mbështesim qeverinë e re

6 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5078 shares
    Share 2031 Tweet 1270
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2546 shares
    Share 1018 Tweet 637
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1952 shares
    Share 781 Tweet 488
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1862 shares
    Share 745 Tweet 466
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1719 shares
    Share 688 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM