Operacioni “Rrjeta e Merimangës”/ Si e inskenuan ukrainasit sabotimin e bazave ruse për 18 muaj, dëmi mbi 2 miliardë dollarë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë publikuar detaje lidhur me organizimin e sulmit ukrains ndaj të paktën katër bazave ajrore ruse të dielën herët në mëngjes, duke shkatërruar më shumë se 40 avionë luftarakë rusë, sipas palës ukrainase.

Sipas burimeve nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) të cituara n


Drone brenda kontejnerëve prej druri

Siç raportojnë mediat, vala e parë e dronëve FPV u dërgua në territorin rus, e ndjekur nga kontejnerë të lëvizshëm prej druri. Pasi mbërritën në tokën ruse, dronët u fshehën në këto kontejnerë të cilët ishin vendosur në kamionë.

Në kohën e sulmit, kontejnerët u hapën me telekomandë, duke u lejuar dronëve të ngriheshin dhe të godisnin bazat ajrore aty pranë.

Videoja që qarkullon në mediat ukrainase tregon dronë që dalin nga çatia e një kontejneri të tillë.


Dëmet mbi 2 miliardë dollarë

Pala ukrainase vlerëson se dëmi që i është shkaktuar bazave ruse tejkalon 2 miliardë dollarë.

Midis objektivave të goditura ishin bombarduesit strategjikë TU-95, bombarduesit supersonikë TU-22M3 dhe avionët A-50, kritikë për aftësitë operacionale të Forcave Ajrore Ruse.


Moska akuzon Kievin për “sulm terrorist”

Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi Ukrainën për një “sulm terrorist” kundër aeroporteve në rajonet Murmansk, Irkutsk, Ivanovo, Ryazan dhe Amur, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.

Ministria pretendon se të gjitha sulmet kundër aeroporteve u zmbrapsën dhe se disa nga pjesëmarrësit në sulme u arrestuan.

Ministria ruse e Mbrojtjes theksoi se disa avionë u përfshinë nga flakët pas sulmeve. Ai gjithashtu raportoi se zjarret u shuan dhe se nuk pati viktima.

Share This Article