Operacioni shqiptaro – gjerman “Orka”: 128 urdhërarreste dhe 2.8 tonë kokainë e kapur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia Shqiptare dhe Policia Gjermane kanë mbyllur me sukses një operacion të përbashkët pesë vjeçar në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve.

Në njoftimin publikuar nga Policia Shqiptare bëhet e ditur se, gjatë zhvillimit të këtij projekti me emrin e koduar “Orka” janë ndjekur 42 procedime penale për shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë lëshuar 128 urdhërarreste, janë vënë në hetim 328 shtetas. Policitë e të dy vendeve kanë sekuestruar 2.8 tonë kokainë, 20 kg heroinë, 781 kg cannabis sativa dhe 32 armë zjarri.

Policia e Shtetit deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar dhe tejet e hapur për çdo bashkëpunim në funksion të përmbushjes së objektivave të përbashkët.

Share This Article