Operatori i blerjeve 1.6 miliardë lekë oligarkëve të shëndetësisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!


Do mërziteni duke e parë çdo ditë këtë fytyrë derisa SPAK të veprojë pasi duket se nuk ka ndërmend të ndalet me vjedhjet e parave publike.

Ndërkohë që sistemi shëndetësor shpesh lëngon për mjete bazike, Operatori i Blerjeve të Përqendruara nën drejtimin e Arlinda Pogajt, ka vendosur të zbrazë kuletën e shtetit për oligakët e Shëndetësisë.

Kompania e Engjëll Hoxhës (90%) dhe Hervin Forës (10%) ka marshuar e vetme drejt fitores së Lotit 4 për pajisjet e mbledhjes dhe përpunimit të gjakut (Sistemi REVEOS dhe MIRASOL). Një skenar i përsëritur ku “fituesi njoftohet” pa pasur nevojë të derdhë asnjë pikë djersë në garë të hapur pavarësisht se po shkel ligjin.

EUROMED nuk është një emër i ri në oborrin e prokurimeve, kjo kompani është një makineri e vërtetë parash publike pasi ka përfituar qindra kontrata me shkelje ndër vite.

Emrat e Hoxhës dhe Forës shfaqen kudo ku ka fonde për laboratorë, reagentë dhe pajisje spitalore, duke krijuar një lloj monopoli të heshtur në QSUT dhe spitalet rajonale.

Si ka mundësi që për një tender me vlerë 1.6 miliardë lekë (të vjetra), në një treg që supozohet të jetë i lirë, paraqitet vetëm një operator? A janë kriteret e vendosura nga zyra e Pogajt të qepura me masë për kostumin me € të EUROMED-it?

Kur “Mungesa e Konkurrencës” bëhet normë, humbësi i vetëm është taksapaguesi, ndërsa fituesit janë gjithmonë të njëjtët, ata që dinë të “kopsitin” letrat përpara se të shpallet gara.

Share This Article