ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon  8 minutes ago
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat 9 minutes ago
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës 54 minutes ago
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari 57 minutes ago
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Opinion “Jo vetëm për të qeshur” BE, emisar të posaçëm për krizën Shqipëri – Kosovë

albnews by albnews
7 July, 2023
in Opinion, Shqiperia
0
Opinion “Jo vetëm për të qeshur”                                      BE, emisar të posaçëm për krizën Shqipëri – Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

 nga Lutfi Dervishi

Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Bruksel po mendojnë caktimin e një emisari të posaçëm për zgjidhjen e krizës.

RelatedPosts

Shtyhet për në 12 nëntor seanca paraprake për Erion Veliajn, avokati i ri kërkon kohë për njohjen me aktet

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Berisha: Fliste si i kapur. Mospranimi i pyetjeve me gojë, akt i pashembullt

45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II në bujqësi

Kriza ka perceptuar me shpejtësi dhe arriti sot kulmin me vënien në pikë pyetje të takimit të KM të Shqipërisë me Kryeministrin e Kosovës.

Me kalimin e viteve lista e problemeve mes dy vendeve ka ardhur duke u zgjeruar pavarësisht 13 mbledhjeve të perbashketa mes dy qeverive me motion “jemi një” apo “të perbashkuar”.

Problemet nisin me politikat e forta proteksioniste të Tiranës ndaj rrushit të Rahovecit dhe kundërpërgjigjen e Prishtinës ndaj patates se Shishtavecit.

Shqipëria pretendon se i takon asaj pronesia e qenit të Sharrit, ndërsa Kosova është e pakënaqur me taksen prej 5 euros për çdo automjet që kalon neper rrugën e Kombit.

Dy vendet kanë të perbashket historinë, kulturen, gjuhën dhe aspiraten për të ardhmen. Të dy vendet kanë heronj të perbashket dhe të dy vendet duan të anëtaresohen në Bashkimin Europian.about:blank

Kriza e ditëve të fundit vjen si pasoje e asaj që Prishtina e konsideron presion të pa merituar nga Tirana për të ulur tensionet në Veri të Kosovës që lidhen me minoritetin serb

Kryeministri i Shqipërisë ka 10 vite që ka qenë avokat publik i  Presidentit të Serbisë dhe prej 10 javësh prokuror i Kosovës, i tha Reuterit një analist në Tiranë familjar me grindjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Sherret janë të vjetra dhe Prishtina ka tentuar të rrëzoje qeverinë e Tiranës duke organizuar një parti në zgjedhjet parlamentare – tha një diplomat perendimor në Tiranë.

Burime diplomatike në Bruksel bëjne me dije se dy diplomate të rajonit shihen si kandidaturat me të përshtatshme që mund të sjellin paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Goran Svilanovic- ish sekretari i përgjithshëm i RCC dhe ish minister i jashtëm i Serbisë shihet si kandidature e përshtatshme për shkak të njohes së mirë të rajonit dhe faktit që kupton pak shqip. Në këtë pikë kandidature me e fortë është edhe Ivica Dacic i lindur në Prizren, por që kendon shqip këngën “Rroka mandolinën”.

“Një serb ka më shumë shanse të pajtoje shqiptarët”- tha një diplomat në Bruksel.

Nëse emisaret nuk do të arrijnë sukses të shpejtë në Bruksel mendojnë të aktivizojnë kartën e fundit si ndërmjetës Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç ose organizimin e një konference ndërkombëtare ku të dy kryeministrat të mbyllen në një vend (tip Dejton) deri në momentin që të firmosim një marrëveshje ku të angazhohen që nuk do të bojkotojnë me mbledhjet e perbashket mes tyre dhe të angazhohen për zbatimin e 170 marrëveshjeve të nënshkruara nder vite.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

28 October, 2025
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

28 October, 2025
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

28 October, 2025
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result