ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Faqet e para të gazetave në UK 28 minutes ago
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve 33 minutes ago
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet 35 minutes ago
Teatri u shemb, spektakli vazhdon 37 minutes ago
Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump 39 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Opinion: Mos e lini barrën e borxheve tek fëmijët e nipërit tanë

albnews by albnews
28 December, 2020
in Bota
0
Opinion: Mos e lini barrën e borxheve tek fëmijët e nipërit tanë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Me të drejtë në krizën e pandemisë shteti hyn në borxhe të mëdha. Por ai duhet të dijë edhe përgjigjen e pyetjes, se si do të paguhen një ditë këto borxhe. Jens Thurau kërkon të ketë një kufizim kohor.

Tek përjetimet më të trishta në këtë vit të trishtë 2020 llogariten edhe intervistat me ministrat e landeve dhe federatës lidhur me borxhet që po merren në krizën e Coronës. Gati përditë në televizione shikon biseda me zonjat e zotërinjtë e financave, ku këta të fundit shohin të hutuar në kamera. Çfarë mund të bësh tjetër? Borxhet e reja janë vërtet ekstremisht të larta, thuhet, por të pashmangshme. Në plan afatgjatë pastaj rritja e konsumit do të sjellë para në arkat e shtetit, rritja e tatimeve apo kontribute të tjera tatimore janë helm në kohën e pandemisë.

RelatedPosts

Kush është “zbatuesi hije” i Shtëpisë së Bardhë, me ndikim të jashtëzakonshëm te Trump

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Zbuloi skandalin e korrupsionit brenda autoriteteve lokale, qëllohet për vdekje gazetari në Peru

Instrumentet janë të gatshme

E pse kështu? Jo se tatime të tilla nuk janë të mundura parimisht. Ende në Gjermani njerëzit paguajnë taksën e solidaritetit, që u fut në vitet 1990-të, për të financuar kostot e ribashkimit. Po, e di, kjo taksë do duhej të merrej vetëm për një kohë të shkurtër nga shteti, dhe u kthye në një monstër të padëshiruar, gjithmonë e kritikuar nga shumë politikanë. Nga viti i ardhshëm këtë tatim do duhet ta paguajnë vetëm ata që janë vërtet të pasur. Po pas luftës, nuk pati kompensim të barrës financiare për dëmet e shkaktuara, një kontribut tatimor po ashtu i paguar nga të pasurit? Deri në vitin 1997 në Gjermani kishte vërtet një tatim mbi trashëgiminë e pasurisë, në thelb ai ekziston ende, vetëm se nuk është në përdorim. Instrumentet pra janë aty, dhe ia vlen të mendosh edhe njëherë, nëse nuk është vërtet më mirë, që tani sa më shumë gjermanë e sa më shumë supe të mbajnë barrën e pandemisë, dhe jo fëmijët dhe nipërit tanë në dekadat e ardhshme. Sepse kështu do të rezultojë në fund, nëse ende vazhdon ky naivitet – për të paguar duhet paguar, kjo dihet, pyetja është, nga kush dhe kur do të paguhet?

E vërtetë: nuk ka shumicë për këtë ide

Instituti Gjerman për Ekonominë (DIW) e konsideron të mundur riaktivizimin e tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë. Kryetarja e Shoqatës Sociale, Verena Bentele shprehet për një dorëzim të 1% të pasurisë, për të gjithë ata që kanë si kursime më shumë se 1 milionë euro. E di, që një ide e tillë nuk mbështetet nga shumica. Sidomos kur në vitin zgjedhor 2021 retorika e rritjes së tatimeve tremb çdo politikan. Rregullisht qarkullon në programet partiake të SPD, Të Majtës, e tek Të Gjelbrit koncepti i tatimit mbi trashëgiminë e pasurisë, por më vonë lihet mënjanë si me turp. Çdo gjë rimendohet nga e para, vetëm tek tatimet nuk duhet të ketë ndryshime?

Por sa tabu kemi shkelur këtë vit pandemie? Që nga të drejtat qytetare, në ekonomi, tek restorantet e mbyllura, mbylljen e shkollave, artistët që vuajnë financiarisht. Gjithçka për shkak të pandemisë. Por tek pyetja më e rëndësishme, se kush do ta paguajë të gjithë këtë, kemi qëndruar në shinat e vjetra.

Thurau Jens Kommentarbild App
Jens Thurau

Më shumë solidaritet

Prandaj është e nevojshme, një kontribut i të gjithëve, përjashto nivelin e ulët të rrogave, ashtu si u bë me taksën e solidaritetit. Që tatimet që futen vetëm për një kohë të shkurtër kanë tendencën të jetojnë shumë gjatë, kjo dihet. Por ndoshta ia dalim që t’i provojmë vetes të kundërtën. Në Gjermani, njërin nga vendet më të pasura të botës mësymja e pallateve apo zilia ndaj milionerëve janë tërësisht në vendin e gabuar. Le të jemi më të gatshëm për më shumë solidaritet, më shumë se sa kanë besim tek ne politikanët. Edhe këtë na e bëri të qartë ky vit i tmerrshëm. Pra si mendoni? Të gjithë disa përqind më shumë tatime…ata që kanë shumë pak nuk i prekim. Fëmijët dhe nipërit tanë do na jenë mirënjohës për këtë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Faqet e para të gazetave në UK

Faqet e para të gazetave në UK

28 December, 2025
Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

Britania e Madhe kufizon vizat për Republikën e Kongos për shkak të politikës së kthimit të emigrantëve

28 December, 2025
Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

Energji në kurriz të komuniteteve; mbi 200 hidrocentrale private në 15 vjet

28 December, 2025
Teatri u shemb, spektakli vazhdon

Teatri u shemb, spektakli vazhdon

28 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result