Opozita akuza Ramës: Mbështet projektin e ndarjes së Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita shqiptare i konsideroi tronditëse pohimet e kryeministrit maqedonas mbi ekzistencën e projektit për ndarjen e Kosovës. Njëzëri, PD-LSI akuzuan Kryeministrin Edi Rama se mbështet një skenar kundër interesave kombetare.

“Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mosdistancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt , tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim. Ky është një lajm ogurzi, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime” tha Aldo Bumçi, ish-deputet i PD.

LSI  kishte disa pyetje për Edi Ramën  përgjigjen e të cilave e mori nga aleati demokrat.

“Kush e ka shtyrë dhe interesave të kujt i shërben kryeministri i Shqipërisë që përfshihet në veprimet dhe mosveprimet e tij në një projekt kaq të rrezikshëm me pasoja kaq të rënda të integritetit territorial të Kosovës, por me pasoja tepër të rënda për rajonin?”, pyeti Petrit Vasili, ish-kreu i Grupit Parlamentar të LSI.

“Në fakt ky është një projekt serb, që u shërben interesave serbe dhe ruse, si dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës”, tha Bumçi.

Opozita kërkoi ndihmën e SHBA dhe BE për mos lejimin e këtij projekti, i cili jo, sipas saj shkon jo vetem  kundër interesave  europiane, por  rrezikon  edhe  stabilitetin e rajonit

Top Channel

Share This Article