Opozita bojkoton Këshillin Politik

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qëndrimi i dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare në mbledhjen e Këshillit Politik ka zgjatur pak minuta, pasi Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë larguar nga tryeza në shenjë proteste.

Mësohet se shkak janë bërë amendimet e propozuara nga PS, ku përfaqësuesit e opozitës kanë refuzuar të diskutojnë mbi to pa marrë më parë ekspertizën e OSBE-ODIHR për çështjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Marrëveshja e 14 janarit thotë se nëse konsensusi nuk arrihet Këshilli i drejtohet OSBE-ODIHR për ekspertizë dhe asistencë për të gjetur zgjidhe të pranueshme. Ne po kërkojmë gjetjen e një zgjidhje të pranueshme konsensuale. PS insiston të ndryshojë atë që është konsensualisht e dakortësuar për 17 vjet deri me datën 23 korrik 2020. Për këtë mosdakordësi dhe ne kërkojmë zyrtarisht nga PS që përmes Këshillit ti drejtohemi OSBE-ODIHR. Kërkesa është zyrtare, presim sot përgjigje zyrtare me shkrim nga përfaqësuesi i mazhorancës. Sapo Gjiknuri të bjerë dakord vazhdojmë punën për çështjet e tjera. Por çështja për koalicionet që të ruhen ashtu siç janë sot në kodin zgjedhor me konsensus edhe me 23 korrik ne nuk lëvizim nga ajo pa marrë një përgjigje ekspertizë nga OSBE-ODIHR” tha Bylykbashi, duke shtuar se Gjiknuri në mbledhje nuk kishte dhënë dakordësinë për t’iu drejtuar OSBE-ODIHR.

“Bëhet fjalë për bojkotimin nga PS të marrëveshjes së 14 janarit dhe 5 qershorit. Kërkesa parimore e opozitës së bashkuar është një kërkesë që ndërton konsensus dhe dialog. Ne vazhdojmë të kemi durim që PS të mos bojkotojë në mënyrë të njëanshme dhe të shkatërrojë konsensusin e 14 janarit dhe 5 qershorit dhe të shënojë sëpaku një rekord të ri pozitiv përkundrejt ngjarjeve shumë të rënda të miratimeve të njëashme që ajo ndërmori me 30 korrik. Opozita po kërkon të ruajë këshillin nga bojkotimi i PS. Është momenti që PS të reflektojë, nuk ndryshon fatet elektorale të PS që janë pa kthim” tha Vasili.

Socialistët sot me një lëvizje surprizë kanë shkuar te propozimi i opozitës për hapjen e 100% të listave.

Bylykbashi shmangu komentin për këtë, por nënvizoi se opozita e bashkuar nuk lëviz nga qëndrimet e veta: “Koalicionet ruhen siç janë dhe listat realisht 100% të hapura”.

Ngërçi midis mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare qëndron te mënyra se si do të organizohen koalicionet paragjedhore.

ODIHR ka deklaruar për Ora News se do të ofrojë asistencën e nevojshme nëse kjo i kërkohet nga partitë politike.

Para nisjes së Këshillit Politik, kreu i Partisë Demokratike priti në selinë blu Ambasadorin e  Gjermanisë Peter Zingraf.

Share This Article