“Opozita, boks e mundje për Lojëra Olimpike”/ Rama ironik, s’lëshon “pe” për Komisionet Hetimore: Modelit bazë i janë hequr komponentë! Ne nuk jemi as luanë, as…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama shprehet i prerë se nuk do të ketë lëshime për diskutime për kërkesat e opozitës lidhur me Komisionet Hetimore, pasi sipas tij modelit bazë nga është marrë ky ligj, i janë hequr komponentë të rëndësishëm.

Për situatën e shkaktuar në Kuvend, ku prej disa seancash me radhë nuk zhvillohen punime normale, ai tha se deri sa opozita të ndalojë ‘hedhjen e flakadanëve për përgatitje në Lojërat Olimpike”, mazhoranca do të votojë dhe do të largohet.

“Ligji është bërë mbi modelin bazë që u ndërtua ai ligj që në fillim, për arsye të panjohura nga mua, modelit bazë i janë hequr komponentë të për integritetin e një procesi hetimor parlamentar

Në parlament do qasemi siç janë qasur grekët, britanikë dhe ata që gëzojnë sot demokracinë dhe mundësinë që jep demokracia për të pasur parlament. Do qasemi për t’u ngritur për të folur kur marrim fjalën, dhe për t’u ulur kur të tjerët marrin fjalën. Sa kohë të kemi shëmbëlltyre të natyrës boks, mundje, hedhje gjyleje apo ndezje flakadanësh për lojërat e ardhme olimpike, ne do votojmë dhe do largohemi, sepse ne do bëjmë punën tonë.

Ne nuk jemi as skllevër as luanë… ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo negocim me premisën që konfliktimi fizik i jetës parlamentare të zgjidhet, dhe këtë nuk e zgjidhim ne”, tha Rama.

Share This Article