Opozita dhe mazhoranca ulen sot në një tryezë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca janë dakordësuar përmes korrespondencës për të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit Politik.

Edhe pse mbledhja nuk ishte parashikuar për të premten, opozita jashtëparlamentare ka konfirmuar pjesëmarrjen në tryezë në orën 12:00.

Ngërçi midis mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare qëndron te mënyra se si do të organizohen koalicionet paragjedhore.

Sot pritet që palët të paraqiten me propozime, ndërkohë që ODIHR ka deklaruar për Ora News se do të ofrojë asistencën e nevojshme nëse kjo i kërkohet nga partitë politike.

Share This Article