Liderja opozitare, Svistatlana Tsikhanouskaya të dielën u ka bërë thirrje bjellorusëve të fillojnë grevë mbarëkombëtare pasi forcat e rendit, të cilat janë besnike ndaj presidentit Alexander Lukashenkos, hodhën granata për t’i shpërndarë protestuesit.
Tsikhanouskaya, paraprakisht ka vendosur “ultimatumin nga populli” për Lukashenkon që të dorëhiqet deri të dielën mbrëma, duke premtuar se do të thërrasë grevë nëse ai nuk e bënë, shkruan Reuters.
Lukashenko i cili ka qeverisur më shumë se një çerek shekulli, ka dhënë sinjale se do ta injorojë ultimatumin.
“Regjimi edhe njëherë u tregoi bjellorusëve se forca është e vetmja gjë për të cilën janë të aftë”, ka thënë Tsikhanouaskaya në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse nesër më 26 tetor do të fillojë greva kombëtare”.