Opozita letër Kolegjit Zgjedhor: Pezulloni dhënien e mandatave, të vendosë Gjykata Kushtetuese

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Perfaqesuesi ligjor i PD, Ivi Kaso, duke dale nga nje seance e Kolegjit Zgjedhor, i ka rrezuar padine e PD dhe LSI ndaj KQZ, e cila nuk pranoi te regjistroje komisioneret e ketyre forcave ne KZAZ, per zgjedhjet vendore te 30 Qershorit. /r/n/r/nLegal representative of DP, Ivi Kaso leaves from a Electoral College session who decided to refuse DP and SMI appeal to have their commissioners at Zonal Election Administration Commissions, for the 30 June local elections.

Opozita i ka dërguar letër Kolegjit zgjedhor për pezullimin e shpërndarjes se mandateve për Këshillat Bashkiakë derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë.

Në letrën e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, shkruhet se pa u shqyrtuar çështja në Gjykatën Kushtetuese, Kolegji Zgjedhor ka pengesë ligjore për të bërë shpërndarjen e mandateve të Këshillave Bashkiake, duke i konsideruar monopartiakë.

“Sipas Kodit të Procedurës Civile, Kolegji Zgjedhor ka detyrimin ligjor të vendosë pezullimin e gjykimit, për shkak se ‘çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër’,”-shkruhet në letër.

Opozita shprehet se ligji detyron Kolegjin të mos marrë vendim pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese mbi kushtetueshmërinë e Dekreteve të Presidentit.

Ndërsa thekson se vendimet e deritanishme të Kolegjit Zgjedhor janë të pambështetura në ligj dhe të motivuara politikisht, sipas interesit të Qeverisë, duke se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë mënyrën e ushtrimit të kompetencave nga Presidenti, përfshirë dekretin e zgjedhjeve. 

“Sa kohë janë në fuqi dekretet për zgjedhje në 13 Tettor mandatet e këshilltarëve bashkiakë nuk mund të shpërndahen. Janë fituar në votime të padekretuara nga Presidenti. Ky është një rast që Kolegji të mos lejojë zëvendësimin e pluralizmit me partinë shtet dhe demokracia me diktaturën,”-shkruan opozita. 

Opozita i bëri apel Kolegjit Zgjedhor se është koha për t’i shërbyer interesit publik përpara interesit privat, i cili sipas tyre  po përdoret nga Rama për të krijuar drejtësinë e tij private, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm afatgjate.

Share This Article