ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra! 12 hours ago
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias 12 hours ago
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin 13 hours ago
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz 13 hours ago
Jordania konfirmon pjesëmarrjen në sulmet ajrore të SHBA në Siri 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Opozita ndaj Trumpit bashkon mbështetjen e demokratëve për Bideni

albnews by albnews
12 May, 2020
in Bota
0
Anketat nxjerrin Joe Biden favorit për fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opozita ndaj Presidentit Trump ka konsoliduar mbështetjen e Partisë Demokrate për zotin Joe Biden, kandidatin e supozuar të asaj partie në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale. Megjithatë, korrespondenti i Zërit të Amerikës Brian Paden njofton se presioni nga rradhët e progresistëve për programe më të zgjeruara të ndihmës qeveritate, kryesisht tani gjatë pandemisë së koronavirusit, të gërshetuara me shqetësimet mbi pretendimet për sulmet seksuale, dhe një sifidë nga një kandidat i tretë, kërcënojnë të çajnë këtë mbështetje të unifikuar.

Ndërsa shprehu mbështetjen për ish nënpresidentin Joe Biden për president, senatori Bernie Sanders nga Vermonti, një rival kryesor progresiv për nominimin e Partisë Demokrate, e bëri të qartë se partia duhet të bashkohet për të mundur Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

RelatedPosts

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

“Të sigurohemi që ne mundumin dikë, për të cilin besoj dhe po flas në emrin tim, është presidenti më i rrezikshëm në historinë moderne të këtij vendi.”

Megjithatë, udhëheqës progresivë si ligjvënësja Alexandria Ocasio-Cortez mbeten të ndarë lidhur me kundërshtimin e zotit Biden ndaj propozimit të zotit Sanders për kujdesin shëndetësor të financuar nga qeveria dhe ndihma të tjera për sektorin e punës. Alexandria Ocasio-Cortez është ligjvënëse demokrate nga Nju Jorku.

“Ajo që dua të shoh në rastin më të dobët është një plan që do të ndihmojë zgjerimin e kujdesit shëndetësor për të rinjtë.”

Pandemia që ka pushtuar spitalet, duke detyruar mbylljen e gjërë të bizneseve dhe duke lënë miliona të papunë, ka mjegulluar dallimet e politikave mes republikanëve, tradicionalisht të dhënë pas biznesit dhe demokratëve që mbështesin punësimin. Të dy palët janë bashkuar në mbështetje të stimulit trilona dollarësh për bizneset dhe asistencës për të papunët.

Analistët thonë se politika e qendrës po kalon majtas gjatë kësaj krize dhe se zoti Biden mund ë ketë nevojë të përqafojë politika më progresiste për të ruajtur një mbështetje të unifikuar. Mark Schmitt është analist poltik me fondacionin New America.

“Ai duhet të tregojë se e pranon se qëndrimi politik i vendit ka ndryshuar, se Partia Demokrate ka lëvizur në të majtë, ka interes real në zgjidhje progresive më ambicioze.”

Një akuzë për sulm seksual kundër zotit Biden mund të shkaktojë ndarje brenda partisë. Zoti Biden e ka dënuar fuqishëm akuzën nga ish

punonjësja e Senatit Tara Reade, e cila ka thënë se zoti Biden e sulmoi atë në vitet 1990-të. Kritikët thonë se mospërputhjet në akuzat e zonjës Reade e dobësojnë akuzën e saj, ndërsa kolegët e zotit Biden kanë shprehur mbështetjen për të. Moe Vela ka qënë këshilltar i Zëvendës Presidentit Joe Biden.

“E njoh personalisht zotin Joe Biden. E konsideroj mik. Ai është njeri me karakter dhe integritet maksimal. Pohimet dhe akuzat e saj të rreme bien ndesh me atë që përfaqëson zoti Joe Biden.”

Por mbështetësit e lëvizjes #Metoo shqetësohen se hedhja poshtë e akuzave kundër zotit Biden bie ndesh me mesazhin e saj që gratë që pretendojnë për ngacmime seksuale duhet të besohen. Po ashtu i vë demokratët përballë akuzave për hipokrizi, pasi ata dënuan fuqishëm akuzat e pretenduara në të kaluarën kundër zotit Trump dhe anëtarit të Gjykatës së Lartë Brett Kanvanaugh.

Ekziston gjithashtu shqetësimi se një kanditat i tretë, Justin Amash, një kongresmen republikan nga Miçigani, i cili kandidon për emërimin e Partisë Libertariane, mund të tërheqë disa të moderuar nga zoti Biden, duke e dobësuar atë në shtetet e lëkundura që ai duhet të fitojë për të mundur Presidentin Trump.

Analistët parashikojnë se Presidenti Trump ka të ngjarë të kërkojë të mbjellë ndasi mes demokratëve për të fituar një mandat të dytë ndërsa vendi po kalon një krizë shëndetësore dhe rënie të thellë ekonomike./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

Artan Hoxha: Ergys Agasi në rrezik për t’u eliminuar nga bota e krimit, di shumë gjëra!

21 December, 2025
Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

Fundoset grupi mafioz, kush janë tre ‘kapot’ që i futën tmerrin Venecias

21 December, 2025
Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

Alarm në Europë! Teste të rreme për COVID-19 dhe gripin qarkullojnë në të gjithë kontinentin

21 December, 2025
Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

Gaza/Nga qytet rrënojë në metropol luksoz

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result