Opozita nesër bllokon akset kryesore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga nesër Partia Demokratike do të përshakllëzojë aksionin opozitar duke bllokuar rrugët kombëtare.

Mësohet se degët lokale janë organizuar dhe që nga dita e nesërme nga ora 18 deri në 19 do të ketë bllokim të rrugëve.

Përshallëzimi i aksionit opozitar u vendos dy ditë më parë në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve.

Për këtë janë organizuar sot disa mbledhje, ku konkretisht PD-ja e Shkodrës njofton:

Ditën e sotme zhvilluam mbledhjen e rradhës të kryesisë së Partisë Demokratike,dega Shkodër.

Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte bllokimi që do të bëhet njëherësh në disa akse kryesore të Shqipërisë,në formë proteste.

Kjo protestë do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:00. Do të jemi të gjithë bashkë në hyrje të autostradës në Milot. Kjo është mënyra e vetme për të larguar këtë qeverisje dhe ne nuk kemi në plan të bëjmë asnjë hap pas në rrugën që kemi marrë drejt rrëzimit të saj./Gazetaexpress/

Share This Article