ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave ne Uk 2 hours ago
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë 2 hours ago
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura  2 hours ago
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë 2 hours ago
Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur  2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Opozita nis aksionin e fitores nga Durrësi/ Berisha: Portin s’ia falim Ramës! Do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

albnews by albnews
12 November, 2023
in Shqiperia
0
Opozita nis aksionin e fitores nga Durrësi/ Berisha: Portin s’ia falim Ramës! Do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryedemokrati Sali Berisha, në një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit, deklaroi se sot nis “aksioni i fitores” dhe i “përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës”.

Berisha u shpreh se nga dita e sotme nis aksioni për mbjelljen e shpresës dhe krijimin e “ortekut që do të përmbysë regjimin”.

RelatedPosts

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

PD kritika për buxhetin 2026, Tabaku: Ekonomia shqiptare është e kapur në pak duar dhe prodhon për pakicën

Mega- sekuestro në Sarandë, Prokuroria bllokon pasuri prej 12 milionë eurosh, dy hotele dhe mjete lundruese nën hetim

Ndër të tjera, ai u shpreh se aksioni i opozitës në parlament ka nisur pasi sipas tij, Rama, të cilin e cilësoi si “horr”, nuk lejon që deputetët opozitarë të paraqesin ligje.

“Sot, ose do pranojmë që jemi qytetarë të dorës të dytë, të shesim dinjitetin tonë ose do ngrihemi. A është kjo një realitet? Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Na shihni në parlament, kemi një muaj që për votën tuaj, kemi filluar protestën dhe jashtë çdo lloj imagjinate ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje.

Ky kriminel nuk na lejon krijimin e komisioneve. Pse nuk na lejon? Se e shoqa e tij ka ndërtuar pallatin 5 katesh pa faturë. Nuk na lejon se ndërton saraje në Surrel në një kohë kur kishte deklaruar 380 euro, dhe kur filloj kontrolli i përjashtoi nga puna ata. Si thoni ju të ulim kokën? Kurrë! Ose do hetojmë atë, ose nuk ka paqe në Parlament. Deputetët janë të vendosur për sakrificë sublime.”– tha Berisha.

Berisha tha se Durrësi, një qytet mijëravjeçar, nuk do ishte kurrë qytet, po të mos ishte porti. Berisha shprehet se në 1.4 milionë metër katrorë ku Rama ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.

Sipas Berishës, këto apartamente do i marrin klanet e drogës, Sinaloa e Meksikës e lidhur direkt me Edi Ramën dhe Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin.

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se projektin për Portin e Durrësit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe për hetime.

“Ky takim është një takim për shpëtimin e Durrësit. Çfarë po ndodh? Durrësi, një qytet mijëravjeçar, Durrësi nuk do ishte kurrë qytet, po të mos ishte porti. Pa portin, kudo ka pasur qytezë dhe qytete nëpër Shqipëri, do ishin rrënojat e tij. Por Durrës të përjetshëm e ka bërë porti, e kanë bërë qytetarët e tij.  Durrësi, ky port, edhe në kohërat më të hershme, ishte porti i rrugëve kryesore të Europës. Ky port për kombin ishte krye-ura e tij me Perëndimin. Në këtë aspekt, porti ka qenë një artere, një aortë për identitetin tonë perëndimor. Pa këtë port, ne nuk mund të themi se çfarë identiteti mund të kishim sot.

Ky tani del dhe na merr portin për të ndërtuar me arabin e tij Dubain. Nuk ka nevojë Durrësi për Dubain, nevojë Durrësi ka për Europë, nevojë porti ka për Europë. Duhet të jetë port siç ka qenë në të gjitha kohërat, port kryesor i Ballkanit drejt Europës. E vërteta është se në 1.4 milionë metër katrorë ku ai ka vendosur të ndërtojë 12 mijë apartamente, asnjë qytetar i Durrësit, që ka aty mundin, djersën dhe ndoshta edhe kockat e njerëzve të vet, i cili është aksioner në të gjitha ligjet në ato 1.4 milionë metër katror, nuk merr një metër të vetëm në 12 mijë apartamente.

Po kush i merr? I merr Alabari? Jo, ai është zotuar për 70 milionë. Kush i merr? I marrin klanet e drogës, i merr Sinaloa e Meksikës, e lidhur direkt me Edi Ramën. I marrin klanet e tjera të drogës që kanë për kryeqendër Dubain. I merr Amant Josifi me Olsi Ramën, të cilët vodhën 2.2 miliardë euro të europianëve me skemën e Bitcoin. Dhe tani duan të kthehen të rrëmbejnë portin. Jo mo, kurrë nuk e lejojmë portin. Kur të bjerë porti, ka rënë Shqipëria, jo Durrësi. Prandaj dhe ne nuk e falim portin, Edi Ramës.

Ka këtu në sallë që kujtojnë se si u shemb bursi, se si u hodhën veprat e Enver Hoxhës në rrugë. Ai ishte akt kundër pushtuesit. Të njëjtën gjë po bën Edi Rama. Do të pushtojë portin.  Portin nuk ia falim kurrë Edi Ramës. Ne do e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese, do e çojmë në hetime. Por ne do e mbrojmë portin me të gjithë potencialin tonë. Jo vetëm Durrësi, por gjithë Shqipëria do mbrojë portin. Porti është i përjetshëm, porti nuk preket.”- tha Berisha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave ne Uk

Titujt e Gazetave ne Uk

9 November, 2025
Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

Përdorte taksinë për të furnizuar grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet ish-ushtaraku në Tiranë

9 November, 2025
Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

Çfarë i ndodh organizmit kur konsumoni gështenja të pjekura 

9 November, 2025
Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

Po mbillnin ullinj, kolonët izraelitë sulmojnë disa palestinezë dhe gazetarë

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result