“Opozita po pengon integrimin”, Kovaçevski: Mund të zgjerojmë koalicionin qeveritar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi të shtunën se koalicioni qeveritar mundtë zgjerohet për shkak të nevojës për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me agjendën evropiane.

Ai tha se nevoja për një Qeveri më të qëndrueshme vjen për shkak të “veprimeve destruktive të opozitës”, e cila sipas tij “po pengon rrugën e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”.

Shumica parlamentare ka kohë që po përballet me mungesë stabiliteti. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi, vetëm 63 mbështesin punën e Qeverisë, çka ka bërë që shumë ligje të mos miratohen.

 Nevoja për zgjerimin e koalicionit qeveritar vjen edhe për faktin se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që kërkohen si pjesë e marrëveshjes me Bullgarinë.

Kërkesa e Kovaçevskit i drejtohet fillimisht Aleancës për Shqiptarët, e cila është në opozitë dhe ka 8 deputetë. Nga kjo parti kanë thënë se për momentin nuk planifikojnë të bëhen pjesë e Qeverisë.

Share This Article