Opozita protesta në të gjitha njësitë vendore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grup qytetarësh përballë gjimnazit “Partizani” në Tiranë me klarinetë e fizarmonikë improvizojnë me ironi kohën e votimeve në komunizëm kur për të votuar ishte vetëm një kandidat.

Kjo qendër votimi gjendet në Njësinë 8 në Tiranë që njihet si bastion i djathtë.

Muzikantë po luajnë muzikë të këngëve që i kushtoheshin Enver Hoxhës dhe komunizmit.

“Turp! Turp! thërrasin ata ndërkohë që qytetarë të tjerë hynin për të votuar.

Po ashtu, ka pasur raportime se disa persona janë grumbulluar pranë “Shkollës së Baletit” në Tiranë, por që raportohet se janë shpërndarë sapo është afruar policia.

Nuk ka asnjë të shoqëruar pasi kishte veç thirrje dhe jo akte dhune.

Opozita do zhvillojë protesta paqësore në të gjitha njësitë vendore.

Share This Article