Opozita shqiptare proteston deri në rrëzimin e Ramës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lider i opozitës Lulzim Basha së bashku me drejtuesit e tjerë të opozitës, kanë dalë në konkluzione pas një mbledhje të gjatë të mbajtur në selinë blu.

Në përfundim të mbledhjes, Lulzim Basha ka komunikuar nisjen e një fillimi të ri protestash e revolte qytetare, të cilat sipas kryedemokratit do të ndalojnë derisa kryeministri Rama të rrëzohet.

“Sot e gjithë Shqipëria e pa sesi në parlament Rama i hoqi opozitës të drejtën për të folur. Vendi po rrëshket drejt autoritarizmit e diktaturës. Rama ka një parlament për të shkatërruar interesat kombëtare. Ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës politike, prandaj në përgjigje ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës”, tha Basha.

Share This Article