Opozita shqiptare proteston sot

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha pranoi se ndihma dhe kontributi i Gjermanisë dhe SHBA-së për të zgjidhur krizën në vend është e domosdoshme, por kushti për largimin e Edi Ramës është i panegociueshëm.“Mirënjohje Gjermanisë aleate dhe mike, mirënjohje vendeve të tjera të BE-së dhe mirënjohje SHBA-së që nuk e lini vetëm popullin shqiptar në këtë betejë për jetë a vdekje. Një gjë është e sigurtë: ka vetëm një rrugë, ajo e standardeve evropiane. Kjo nuk negociohet, largimi i Edi Ramës nuk negociohet”, tha kreu i PD-së.

Basha tha se opozita nuk do të bëjë asnjë hap pas në betejën e saj për jetë a vdekje, ndërsa u bëri thirrje dje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme në orën 19:00 në Tiranë.

Share This Article