Opozitës parlamentare i ikën vota e parë, Maliqi: Do ta votoj Kodin e Ri zgjedhor

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa Partia Socialiste është vënë në kërkim të 6 votave në Kuvend për të votuar Kodin e ri Zgjedhor të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare, nga studio e Ora News u konfirmua vota e parë.

Deputeti Lefter Maliqi edhe pse u shpreh dashamirës i listave të hapura deklaroi se do të votojë reformën zgjedhore e cila tashmë ka edhe pëlqimin e ndërkombëtarëve.

Maliqi: Unë mendoj që kjo marrëveshje të jetë e sinqertë nga ndërkombëtarët. Pavarësisht se si do të vijë në komisionin e reformës. Kur të vijë drafti final, për fatin e vendit dhe për të pasur një demokraci solide në parlament, unë jam i detyruar ta votojë këtë nismë që është përshëndetur dhe nga ndërkombëtarët. Kur do që të bëhen listat e hapura unë do të jem sërish me to. Unë dhe rajonal me lista të hapura do të isha i kënaqur.

Kujtojmë se mazhoranca në Kuvend ka 78 vota, dhe i duhen edhe gjashtë të tjera, në mënyrë që të mund të kalojë Reformën Zgjedhore.

Maliqi foli edhe për telefonatën me Murrizin.

Maliqi: Një ditë para të enjtes kam pasur një telefonatë nga Murrizi, që a je dakort të këmbëngulim për lista të hapura dhe në telefon pa firmë në letrën që i drejtuan ambasadorëve Soreca dhe Kim, i kam thënë jam dakord por pa e firmosur që të ushtrohej trysnia që listat të hapeshin. Por të shtunën  ambasadorja tha se topi kalon në fushën e PD. Basha tha se janë bërë përparime por është një çështje pa mbyllur, nuk ishte dakort për depolitizimin e komisionerëve. Është një fitore e PD në situatën ku jemi.

Sipas deputetit të opozitës, kryeministri Rama nuk do që reforma zgjedhore të kalojë në Kuvend pasi ka frikë nga fitorja e opozitës së bashkuar në zgjedhje dhe jo se e ka të pamundur të gjejë votat në radhët e opozitës parlamentare.

Maliqi: Këtë marrëveshje nuk e do Rama se i trembet opozitës së bashkuar. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë në prill-maj, kam bindjen se do të jenë brenda prillit. Opozita e bashkuar shkon drejt fitores. Rama nuk do që marrëveshja të kalojë se po të dojë nuk e ka problem për votat e opozitës së re.Ku ta gjej që 39 deputetët të jenë në bllok po ku ishin këta, ata komandohen nga bandat e Ramës.  Këta deputetë që kanë ardhur nga listat e partive opozitare kanë votuar nisma antiligjore dhe antikushtetuese vetëm në shërbim të Rilindjes, që nuk ka ndodhur asnjëherë.

Share This Article