Ora e Tokës, Tirana fik në mbrëmje dritat e kullës së Sahatit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E shtuna e fundit e muajit mars përkon me eventin mjedisor me pjesëmarrje nga e gjithë bota; ora e tokës.

Simbolika e këtij eventi konsiston në fikjen e dritave për një orë në shenjë bashkimi kundër ndryshimeve klimaterike, që shihet si rreziku më I madh që ka njohur njerëzimi

Romeo Hanxhari, ambasador i “Ora e Tokës:” thotë: Vitin që shkoi u përfshinë 2.8 miliardë njerëz. Këtë vit do të jenë më shumë.

Kudo nëpër botë, nga ora 20;30 deri më 21;30 shuhen dritat e objekteve simbol, të cilës do ti bashkohet dhe Tirana  

Romeo Hanxhari: Edhe Tirana do të fikë kullën e Sahatit, pazarin e ri, muzeun dhe do të organizojë një festë fantastike rinore për të dëgjuar mesazhet që planeti ka për ne. Qëllimi është që të bëjmë dicka sa nuk është vonë”

Ora e tokës synon ndërgjegjësimin e njerëzve për të dëgjuar nevojat e planetit ku jetojmë. Të rinjtë e kryeqytetit janë bashkuarr në këtë nismë për të ndërgjegjësuaer sa më shumë persona nën moton “Connect to earth”.

Share This Article