Të dhëna shqetësuese vinë lidhur me pasojat e tërmetit në Tiranë. Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 50 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti.
Sipas këtij televizioni, 37 persona të lënduar nga tërmeti po marrin mjekim te Trauma.
Mes tyre raportohet se është dhe një fëmijë 9 vjeç. Situata e tyre nuk paraqitet e rëndë.
Ishin dy tërmete të forta në harkun e 10 minutave, i pari 5.8 ballë dhe tjetri 5.3 ballë. Epiqendra e tërmetit ishte veriu i Durrësit.