Ora policore në Maqedoni më 1, 2 dhe 3 maj fillon nga ora 14:00

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që për 1 maj (e premte) dhe gjatë vikendit (e shtunë e diell) ora policore të jetë nga ora 14 deri në ora 5.

Më 1, 2 dhe 3 maj, gjegjësisht e premte, e shtunë dhe e diel, do të lejohet lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në 14:00. Ndalimi i lëvizjes në të gjithë vendin do të fillojë në orën 14 dhe do të shkojë deri në orën 05 të mëngjesit ditën tjetër.

Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të lejohet nga ora 05 paradite-11 pasdite.

Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë deri në 18 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 12:00 deri në 14:00.

Share This Article