Ora prej ari e “Titanic” në ankand në Britani, shitet me çmim marramendës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një orë xhepi e mbajtur nga udhëtari më i pasur në Titanik është shitur për gjashtë herë më shumë se çmimi i kërkuar, duke arritur në 900,000 Paund. Ora i përkiste biznesmenit John Jacob Astor dhe u vlerësua të shitej për 150,000 paund kur doli në shitje në Ëiltshire.

Ai barazohej me një tjetër artefakt të Titanikut. Përfaqësuesi i ankandit, Andreë Aldridge e përshkroi koston totale si një rekord botëror.

Shuma e mëparshme më e lartë e paguar për një artefakt të Titanikut ishte për një violinë që u shit gjithashtu për 900,000 paund, por që me taksat dhe tarifat në atë kohë e çoi çmimin deri në 1.1 milion Paund.

Kjo do të thotë se tanimë shuma e paguar për orën e xhepit është më e larta e paguar ndonjëherë për një artikull të vetëm të mbetur nga Titaniku.

Share This Article