• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Orakujt e qepëve”, rituali i pazakontë i parashikimit të fatit 

“Orakujt e qepëve”, rituali i pazakontë i parashikimit të fatit 

by albnews
26 February, 2023
in Bota
0
9
VIEWS

Nga leximi i filxhanëve të kafes, kockave, gjetheve të çajit e deri tek ekzaminimi i yjeve, njerëzit përgjatë historisë kanë kërkuar gjithmonë mënyra për të parashikuar të ardhmen. Në Evropën mesjetare, shumë njerëz filluan të interpretonin shenjat e perimeve të ndryshme për të parashikuar motin. Në Itali, historikisht, perimet që përdoreshin më shumë për këto hamendësime ishin qepët.

Kjo praktikë përdorej kryesisht nga fermerët dhe përcillej brez pas brezi. Përmes kësaj njohurie, bujqit orientoheshin se kur duhej punuar toka, kur duheshin mbjellë farat dhe kur duheshin vjelë të korrat. Mirëpo, sipas të dhënave, parashikime të tilla bëheshin edhe për nisjen e luftërave. Mendohet se Duka i Montefeltro arriti të fitonte një betejë, pasi u konsultua me parashikuesit e qepëve, të cilët e informuan për motin dhe vijimësinë e konfliktit.

“Orakujt e qepëve” mund të gjenden sot kryesisht në rajonet qendrore dhe veriore të Italisë, por sidomos në qytetin bregdetar të Ankonës, apo edhe më në veri në Parma e Trento. Parashikimet e tyre botohen në gazetat lokale, si dhe shfaqen në një televizion rajonal në një rubrikë të dedikuar: “Qepët kanë folur edhe për këtë vit.”

Çdo vit në mbrëmjen e 24 janarit në qytetin qendror të Italisë, Urbania, mësuesja lokale e shkollës, Emanuela Forlini, kryen ritualin e leximit të qepës, për të parashikuar motin. Ajo e ka praktikuar këtë metodë për 28 vite me radhë si një traditë që ia ka trashëguar babai dhe gjyshi i saj. Data e përzgjedhur për këtë ritual është e rrënjosur në katolicizëm, shpjegon Forlini.

“Tradicionalisht në Kishën Katolike, dita e 25 janarit është dita e konvertimit të Shën Palit në katolik. Natën e 24 janarit, Pali mori shenja të qarta për t’u bërë i krishterë. Po kjo natë u zgjodh si koha më e mirë për të lexuar qepët, pasi besohej se kishte një lloj magjie. Kisha katolike nuk e mbështet zyrtarisht praktikën. Ata nuk i falin këto gjëra dhe thonë: Kur luteni, lutuni shenjtorëve, jo qepëve. Megjithatë, kjo traditë për ne është një lloj krenarie… është pjesë e asaj që jemi, një pjesë e vogël e identitetit tonë që e sjellim nga e kaluara, në të tashmen drejt së ardhmes.”

Emanuela Forlini, parashikuese

Si kryhet parashikimi përmes një qepe

Prisni një qepë mesatare në katër pjesë, më pas vendosni 12 fletë të brendshme të saj në një dërrasë prej druri, në dy rreshta paralelë. Rreshti i sipërm përfaqëson muajt nga janari deri në qershor, i fundit përfaqëson korrikun deri në dhjetor. Spërkatini fletët me kripë të imët dhe lëreni dërrasën në një dritare me pamje nga lindja. Në agim, merrni dërrasën brenda dhe analizoni qepët.

Pjesa e sipërme e çdo flete përfaqëson 10 ditët e para të çdo muaji, pjesa e mesme 10 ditët e dyta dhe pjesa e poshtme 10 të tretat. Kripa e patretur nënkupton ditë të thata dhe me diell; kripa e shkrirë do të thotë shi, e ndoshta edhe borë për një muaj dimri; fetat e ngurtësuara me kristale kripe nënkuptojnë acar ose borë; ndërsa flluskat nënkuptojnë lagështinë.

Previous Post

Në minutën 04.17 ndalet gjithçka, mijëra lodra hidhen në fushën e lojës, futbollistët shpërthejnë në lot

Next Post

Shikoni se si asfalti hapet e mbyllet gjatë tërmetit të dytë në Hatay

albnews

albnews

Related Posts

FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë
Bota

FOTOT- Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Ushtarake në Moskë

23 August, 2025
Takimi i mundshëm Putin-Zelensky, Trump: Do të preferoja të mos isha i pranishëm
Bota

Takimi i mundshëm Putin-Zelensky, Trump: Do të preferoja të mos isha i pranishëm

23 August, 2025
“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme
Bota

“Macron të shkojë vetë në Ukrainë me pushkë dhe helmetë”, deklarata e zv.kryeministrit italian zemëron Parisin: E papranueshme

23 August, 2025
Next Post
Shikoni se si asfalti hapet e mbyllet gjatë tërmetit të dytë në Hatay

Shikoni se si asfalti hapet e mbyllet gjatë tërmetit të dytë në Hatay

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5804 shares
    Share 2322 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2953 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2858 shares
    Share 1143 Tweet 715
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM