Orban: Hungaria dhe Turqia po bashkëpunojnë të nxitin paqen në Ukrainë, nga lufta s’ka fitues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se Hungaria dhe Turqia po bashkëpunojnë ngushtë për të promovuar paqen në Ukrainë dhe për t’i dhënë fund luftës atje.

Turqit kanë qenë të përfshirë në të gjitha përpjekjet për pajtim dhe, së bashku me hungarezët, e dinë shumë mirë se në këtë luftë mund të ketë vetëm humbës. Prandaj të dy vendet tona shpesh punojnë bashkë për të nxitur paqen,” u tha Orban gazetarëve gjatë fluturimit drejt Stambollit.

Duke nënvizuar se çdo vit mbajnë një takim në nivel të lartë, Orban theksoi se katër pikat kryesore të bisedimeve aktuale janë: ekonomia dhe tregtia, migracioni, lufta dhe energjia.

Teksa e përshkroi Turqinë si “fuqi rajonale”, ai shtoi se takimet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan u mundësojnë atyre të diskutojnë situatën në Evropë dhe Euroazi “si vende mike’.

Orban nënvizoi se falë takimeve të rregullta, tregtia dypalëshe është rritur nga 2–2.5 miliardë euro në 4.5–5 miliardë euro, investimet turke në Hungari janë shtuar ndjeshëm, si dhe prania hungareze në Turqi.

Gjithashtu, ai përmendi faktin se gjatë katër viteve të fundit, Turqia ka qenë i vetmi vend që ka arritur disa marrëveshje kyçe, përfshirë dërgimin e grurit ukrainas në Afrikë.

Share This Article