Orbán kritikon vendet e BE-së: Nuk duan paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke theksuar se vendet kryesore të kontinentit nuk po kërkojnë një armëpushim të vërtetë.

Në një intervistë të botuar në gazetën italiane Corriere della Sera, Orban lidhi këto akuza me vendimin e Hungarisë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, një iniciativë të promovuar nga administrata amerikane dhe e prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, me qëllim promovimin e paqes dhe rindërtimit në Lindjen e Mesme.

Së bashku me Bullgarinë, të përfaqësuar nga kryeministri në largim Rosen Zelyazkov, Orban është udhëheqësi i vetëm i një vendi të Bashkimit Evropian që ka pranuar të bashkohet me këtë bord. Ky vendim mund të krijojë përçarje të reja mes Hungarisë dhe Brukselit, sidomos për shkak të qëndrimit të kritik të vendit ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës dhe mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Kur u pyet për këtë iniciativë, Orban ktheu pyetjen: “Pse nuk janë të tjerët këtu? Kjo është pyetja e duhur.” Ai shtoi se kishte diskutuar për këtë çështje me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila i shpjegoi vështirësitë kushtetuese të Italisë për të anëtarësuar vendin në organizata ndërkombëtare të reja, ndërsa për Hungarinë, sipas Orban, “rregullat janë më të thjeshta.”

Share This Article