Orë të vështira për Slloveninë pas përmbytjeve, shqiptari bën gjestin human: Ofrojmë bukë falas për të gjithë ata që kanë nevojë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një kohë kur Sllovenia po lufton për të përballur katastrofën nga përmbytjet, një shqiptar nga Kosova është bërë kryefjala e mediave vendase.

Alban Memaqaj, si pronar i një furre buke, u ofron falas bukë të gjithë atyre që kanë nevojë, edhe pse është fjala për një vend më standard të lartë jetese.

“Nëse keni nevojë për ndihmë, furra jonë ndodhet në Novi Mesto, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë të gjithë ata që janë në gjendje të vështirë për shkak të shiut të dendur dhe përmbytjeve.

Nëse keni nevojë për një sasi më të madhe na njoftoni pak më herët, mund të bëjmë 500 copa bukë brenda dy orëve dhe të gjitha janë nga ne, pra është falas!”, thuhet në njoftimin e pronarit Alban Memaqaj.

Share This Article