Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook publikoi se këtë fundjavë ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar prej të dielës në orën 11:00 deri të martën në orën 05:00.
“Duke e ndjekur situatën momentale epidemiologjike me Covid-19, si dhe rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, në mbledhjen e sotme të qeverisë sollëm vendim për restrikcione të rritura të lëvizjes së qytetarëve gjatë kësaj fundjave festive”, theksoi Spasovski.
Ai theksoi se të shtunën, më 23 maj, ndalesa e lëvizjes mbetet e njëjtë si edhe për të gjitha ditët tjera, prej orës 19:00 deri në orën 05:00 në mëngjes.