Ortizi triumfon me nokaut teknik ndaj Martinit (Video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Boksieri kuban i kategorisë së rëndë Luis Ortiz ka arritur t’i përballojë dy nokdaune duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e gjashtë amerikanin Charles Martin.

Për Ortizin 42-vjeçar ishte lufta e parë që nga nëntori i vitit 2020. Martin e rrëzoi Ortizin një herë në raund të dytë dhe një herë në raund të katërt. Ai ishte duke kryesuar me pikë, por në raundin e gjashtë Ortiz arriti të rikthehet duke e rrëzuar dy herë Martinin e duke triumfuar me nokaut teknik.

Për Ortizin është fitorja e 33-të në boksin profesionist (28 KO) karshi dy humbjeve. Dy humbjet i pësoi nga amerikani Deontay Wilder në luftë për titull bote.

Ortiz me fitoren e shënuar ka bërë hap para drejt një lufte tjetër për titull bote.

Në parameç boksoi edhe ylli tjetër kuban i kategorisë së rëndë Frank Sanchez. Ai mposhti me vendim unanim pas 10 raundeve Christian Hammerin.

Mbrëmja e boksit u mbajt të shtunën mbrëma në Hollywood, Florida.

Share This Article