OSBE gati për të negociuar dialogun

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyra e OSBE-së në Vienë tha për RTV ORA se Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare Montella ka një plan për të vizituar kryeqytetin shqiptar, por formati i vizitës do të varet nga vullneti politik në Shqipëri.

Kryeministri Rama dhe kreu i PD-së Basha vijojnë të kenë qëndrime të kundërta për kushtet e tryezës së dialogut.

Lideri i opozitës pranon të ulet me Edi Ramën, vetëm kur ky i fundit të dorëhiqet nga posti i kryeministrit. Por deri tani kreu i qeverisë ka mohuar çdo mundësi për largimin e tij nga ekzekutivi. Prej 7 muajsh PD bashkë me aletaët ka braktisur parlamentin dhe pas votimeve të 30 qershorit ka humbur edhe drejtimin e bashkive të djathta, ndërsa nga ana tjetër PS ka zgjeruar pushtetin e saj me 61 bashki të fituara.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshjet politike duhet të zgjidhen nga politika e brendshme, por duke mos parë asnjë progres, mesa duket ata kanë nisur të shqetësohen për përshkallëzimin e situatës.

Përveçsse në kriza politike mund të ndikojë edhe në vendimin e shteteve të BE për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, kjo mund të ketë ndikim edhe në marrjen e drejtimit të OSBE-së në 2020.

Share This Article