OSBE: Nxitësit dhe autorët e dhunës, të mbajnë përgjegjësi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka reaguar misioni i OSBE-së në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës së shfaqur në protestën e opozitës para kryeministrisë.

OSBE bëri thirrje për vetëpërmbajtje ndaj çdo akti dhune, ndërsa u tregua shumë e drejtpërdrejtë, duke theksuar se nxitësit dhe autorët e dhunës do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

Reagimi i plotë i OSBE-së:


Prezenca e OSBE-së bën thirrje për përmbajtje nga çdo akt dhune i mëtejshëm kundër kryeministrisë dhe çdo lloj prone publike apo private. Përshkallëzimi i dhunës së rrugës sot përbën një shkelje të parimeve të protestës demokratike paqësore. Nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme. Ne do të vijojmë të mbështetim të gjitha aktet e protestës demokratike dhe paqësore, si pjesë e përkrahjes sonë të palëkundur për demokracinë në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply