Është shumë herët të japim vlerësime për ditën zgjedhore. Ne monitorojmë nëse zgjedhjet janë të organizuara sipas standardeve ndërkombëtare demokratike. Për ne nuk janë të rëndësishme rezultatet, por procedurat zgjedhore. Për këtë jemi këtu që ta vëzhgomë procesin zgjedhor.
Këtë e deklaroi sot shefja e Misionit ndërkombëtare për monitorim të zgjedhjeve OSBE/ODIHR, Korin Jonker, para shkollës fillore “Vëllezërit Ramiz dhe Hamid” në Shuto Orizare.
Theksoi se zgjedhjet i përcjellin 250 monitorues, që janë të sistemuar në mbarë vendin, që i përfshijnë monitoruesit afatgjatë që janë këtu tashmë pesë javë, të cilëve sot iu bashkëngjitën vëzhguesit afatshkurtër.
“Për ne është me rëndësi të japim vlerësim për rrjedhën e monitorimit të disa vendvotimeve, por presim rezultate nga të gjitha vendvotimet dhe pastaj do të dalim me vlerësim të përgjithshëm”, tha Jonker, duke shtuar se vëzhguesit e OSBE/ODIHR-së kanë filluar herët në mëngjes dhe e kanë përcjellë hapjen e vendvotimeve dhe do të jenë atje deri në mbrëmje, deri në mbyllje të tyre.
Monitoruesit, siç theksoi Jonker, do të qëndrojnë edhe pas mbylljes së vendvotimeve, me qëllim që t’i monitorojnë ngjarjet parazgjedhore, ndërsa do të jenë këtu edhe për rrethin e dytë zgjedhor.
“Gjatë qëndrimit tonë pesëditor këtu i vëzhgojmë të gjitha proceset rreth kandidatëve, regjistrimin e tyre, mbulimin nga ana e mediave, nëse kjo ka qenë e pavarur, respektivisht e paanshme dhe aspekte tjera nga fushata zgjedhore”, shtoi Jonker.
Pas votimit, siç theksoi, monitorojmë kush ka parashtruar ankesë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe procesin e apelit.
Jonker shtoi se nesër në konferencë për shtyp do të dalin me më shumë hollësi për konstatimet e tyre për procesin zgjedhor.