OSBE: Palët duhet të presin vendimin e Kushtetueses për Teatrin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger i është përgjigjur kërkesës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, për një takim gjatë vizitës në Tiranë.

Greminger ka sqaruar se axhenda e tij e ngjeshur nuk i lejonte një takim tjetër, ndërsa thekson se të gjitha palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pastaj të veprojnë.  

“Duke pasur parasysh zhvillimin e djeshëm, domethënë Presidentin e Republikës që paraqet një kërkesë në Gjykatën e Kushtetutese në lidhje me ligjin e veçantë për ndërtimin e ndërtesës së re kombëtare të ndërtimit, të gjitha palët duhet të presin për vendimin e gjykatës së lartë para se të vazhdojnë më tutje me këtë çështje”, shkruan ndër të tjera në përgjigje, Greminger.

Nga ana tjetër Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se e mirëpret këtë qëndrim të sekretarit, Greminger dhe janë tërësisht dakord me të.

“Krijimi i një sistemit funksional të drejtësisë, së bashku me dy gjykatat e larta në vend, atë Kushtetuese dhe të Lartë, është hapi i parë i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve publike. Ashtu siç kemi thënë prej kohësh, pa një shqyrtim normal në Gjykatën Kushtetuese çdo veprim ndaj godinës është i jashtëligjshëm dhe kriminal”, citon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Aleanca për Teatrin i ka shprehur falënderimet sekretarit Greminger për komunikimin e tij dhe gjykojnë se institucionet lokale duhet ta dëgjojnë qartë mesazhin e tij pa ekuivokë./Ora News/

Share This Article