ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 9 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 9 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 14 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

OSBE: Po e dëmtoni prioritetet e Shqipërisë

albnews by albnews
13 May, 2019
in Albania
0
OSBE: Po e dëmtoni prioritetet e Shqipërisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari në detyrë i OSBE-së dhe ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Miroslav Lajçak, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, dënuan sot fuqishëm përdorimin e dhunës gjatë protestuesve këtë fundjavë në Tiranë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim të drejtuara ndaj kreut të pranisë së OSBE-së në Shqipëri dhe ndaj organizatës në përgjithësi.

Ata i bënë gjithashtu thirrje forcave të rendit të tregojnë përmbajtje.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Lajçak, Tsereteli dhe Greminger theksuan se “e drejta për grumbullim dhe protestim paqësor është një parakusht për shtetin demokratik. Por institucione të forta të brendshme, përfshirë një parlament efektiv, janë gurë themeltarë të demokracisë dhe thelbësorë për stabilitetin politik dhe shtetin e së drejtës. Dhuna dhe kërcënimi ndaj zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare janë të papranueshme”.

Ata falënderuan autoritetet shqiptare për mbrojtjen e rezidencës së kreut të prezencës së OSBE-së dhe inkurajuan të gjitha palët të tregohen të përmbajtura gjatë protestës së sotme.

“Protestat e dhunshme nuk janë zëvendësuese të angazhimeve demokratike politike. Ato presin çdo mundësi për dialog dhe çdo mundësi për të gjetur një gjuhë të përbashkët. Ne i bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë dhe qytetarëve të Shqipërisë që të tregojnë përgjegjshmëri, të demonstrojnë paqësisht, si dhe të veprojnë me përmbajtje. OSBE-ja do të vazhdojë të mbështesë procesin demokratik në Shqipëri”, shprehen drejtuesit e OSBE-së.

“Një zgjatje e krizës do të dëmtojë në mënyrë të pashmangshme prioritetet strategjike të brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë. Ka ardhur koha për të ngritur një platformë të brendshme për dialog që përfshin të gjitha palët e interesuara, përfshirë partitë, shoqërinë civile dhe akademinë, për të tejkaluar diferencat dhe për të punuar së bashku në interesin më të mirë të Shqipërisë”, përfundojnë ata./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result