OSBE vlerëson AMP-në: Me rëndësi pastrimi i forcave ligjzbatuese nga elementë të korruptuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

15 punonjës të Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore morën pjesë në trajnimin e realizuar nga OSBE-ja, të fokusuar tek etika, të drejtat e njeriut, korrupsioni dhe praktikat procedurale e hetimore në punën e Agjencisë.

Darko Angelov, drejtuesi i Departamentit për Bashkëpunim në Çështjet e Sigurisë në Prezencën e OSBE-së, theksoi rëndësinë e pastrimit të forcave ligjzbatuese nga elementë të korruptuar. Ai garantoi mbështetjen e OSBE-së, si partnere afatgjatë e ministrisë së Brendshme dhe e strukturave në varësi të saj.

Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së, drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Police, Florian Sulejmani tha se, trajnimi do të ndihmojë në aftësimin e mëtejshëm profesional të punonjësve të Agjencisë dhe në përmbushjen e misionit të saj.

Share This Article