ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 14 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 19 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 23 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 1 day ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

“Ose unë, ose ai në burg!”/ E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit në SPAK Gazment Bardhin

albnews by albnews
2 April, 2024
in Albania
0
“Ose unë, ose ai në burg!”/ E akuzoi për përfshirje në laboratorin e drogës në Xibrakë, Olsi Rama padit në SPAK Gazment Bardhin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ka kallëzuar kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Në padi theksohet se faktet e paraqitura nga zoti Bardhi, sipas Olsi Ramës janë të pavërteta dhe janë publikuar me qëllim nga kreu i grupit të PD. Rama kërkon regjistrimin e padisë, ku Bardhi akuzohet për “Kallëzim të rremë”.

RelatedPosts

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Kujtojmë se pak ditë më parë Gazment Bardhi ka publikuar të dhëna që pretendon se vërtetojnë përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e drogës, konkretisht me laboratorin e drogës të zbuluar në Xibrakë.

Ai tha se Olsi Rama ka përdorur të njëjtin automjet të paktën në 7 raste, që përdornin dhe anëtarë të tjerë të grupit kriminal. Asokohe sipas Bardhit, Olsi Rama ishte 45 vjeç.Deklarata e Olsi Ramës:

Sot kam depozituar në SPAK kallëzimin për deputetin e paturpshëm Gazmend Bardhi, i cili ka cënuar publikisht nderin dhe dinjitetin tim publik, si individ, prind dhe drejtues i një klubi të mirënjohur futbolli, duke shpikur një lidhje totalisht inekzistente mes meje dhe një grupi trafikantësh të drogës. Fakti që zotëria aspak i nderuar, ka marrë përsipër të më akuzojë si trafikant droge, thjesht dhe vetëm sepse unë jam vëllai i një kundërshtari politik, të cilin prej vitesh tanimë janë cfilitur më kot ta mundin, duke mos lënë asnjë anëtar të familjes sonë pa sulmuar me gjuhën e pistë të shpifjeve, kërkon përgjigje! Jo thjesht nga unë, po nga drejtësia!

Unë nuk jam politikan dhe s’kam asnjë lidhje tjetër me politikën, përveçse si votues i tim vëllai ashtu si qindra mijëra të tjerë dhe arsyeja kryesore e neverisë time të hershme me politikën është pikërisht kthimi i shpifjeve në një normalitet të jetës publike. Uroj shumë që SPAKU, tek i cili bashkë me plot të tjerë kam edhe unë besim, si diçka ndryshe në zullumin kaq vjeçar të drejtësisë, të mos e çojë kallëzimin tim në koshin e madh të këtij normaliteti absurd, që po shkatërron fare bazën elementare të besimit tek fjala dhe të vërtetat e këtij vendi. Pra po shkatërron vetë shoqërinë dhe po hedh në erë në mënyrë të pariparueshme themelet e edukatës për rininë.

Jam i gjithi në dispozicion të hetimit të atyre që deputeti i pacipë i quan prova mbi përkatësinë time në një grup kriminal trafikantësh droge, ndërsa unë nuk mund t’i quaj ndryshe përveçse si shpifje për një fabrikim pervers me qëllim manipulimin e opinionin publik, për motive të dobëta politike.

Troç fjala këtu s’mund të ketë dy të vërteta dhe ose unë duhet të shkoj në burg si trafikant ose Gazmend Bardhi duhet të ndiqet penalisht dhe dënohet si fabrikues provash në dëmin tim, të fëmijëve të mi, të klubit të futbollit “Partizani”, të miqve të mi dhe të njohurve të mi.

Solidariteti i këtyre të fundit gjatë këtyre ditëve më lumturon, po nuk më mjafton. Shoqëria duhet të dijë të vërtetën dhe duhet ta mësojë nga drejtësia. Shqipëria s’mund të ketë një kryeministër që e ka vëllain një trafikant droge që lëviz i lirë nëpër Tiranë. Sikur edhe vetëm një shqiptar i ndershëm të gënjehet nga kjo maskaradë dhe ta besojë këtë çmenduri, të cilën as vetë sharlatani që e ka hedhur në pazarin e llafeve nuk e beson, kjo mjafton që drejtësia të mos heshtë duke e nënvleftësuar peshën e kësaj poshtërsie si as e para dhe as e fundit.

Dikush, dikur, diçka, duhet të bëhet sebep që ky turp kombëtar i pashoq me asnjë vend në Europë – ku njerëz me mandate nga populli, me një mikrofon në ekran apo me një portal në internet gënjejnë e sajojnë po aq shumë sa marrin frymë – të goditet nga e vërteta e drejtësisë së re. Nëse është vërtetë e re natyrisht! Me shpresë, Olsi Rama

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result