Norvegjia njoftoi sot se do të zgjasë deri në nëntor kontrollet në kufij, duke cituar shqetësimet për terrorizëm dhe nevojën për të mbajtur nën kontroll emigrantët.
“Kjo shtyrje me gjashtë muaj vjen në një linjë me fqinjët nordikë si Danimarka dhe Suedia, por edhe me Austrinë dhe Gjermaninë”, thotë Joran Kallmyr, ministri i Drejtësisë dhe Migracionit.
Oslo ka njoftuar gjithashtu të premten e kaluar edhe Komisionin Evropian në lidhje me këtë vendim./ATSH/