Osmani: Dorëheqja e policëve serb, rezultat i kërcënimeve nga Serbia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës, duke e quajtur këtë veprim rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.

“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviçit” shkruan zonja Osmani. 

Megjithatë ajo garanton se “Do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”.

Policia e Kosovës nuk ka bërë komente për dorëheqjet e tre policëve serbe, pjesëtarë të policisë kosovare. 

Ata janë pjesë e një grupi prej 46 pjesëtarëve nga radhët e komunitetit serb, të cilët filluan punën në muajin korrik.

Share This Article