Osmani: Edhe zogjtë e malit e dinë që me Kurtin kam qëndrime të përbashkëta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vjosa Osmani thotë se mund të bashkëpunojë kurdoherë me Presidentin Thaçi, por thotë se politikisht dihet botërisht sa shumë nuk pajtohet me të. Ajo gjen hapësirë që më ketë rast të tregojë sa shumë pajtohet me kryeministrin Kurti e këtë, sipas Osmanit, e dinë e zogjtë e malit.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se presidenti Hashim Thaçi asnjëherë nuk e ka ftuar për ndonjë bashkërendim institucional. Ajo thotë se është e gatshme t’i përgjigjet institucionit, por jo të bashkëpunojë politikisht me Thaçin.

“Në nivel institucional, natyrisht se unë nuk kam asnjë arsye të mos u përgjigjem institucioneve të vendit. Në nivelin e bashkëpunimit politik, është botërisht e ditur se unë kam mospajtime të thella se si e bën politikën dhe si e përfaqëson vendin Presidenti Thaçi, kurse kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, ka thënë ajo.

Kryeparlamentarja thotë se Thaçin vetëm njëherë ka kërkuar t’i drejtohet Parlamentit, e sipas saj, këtë e ka bërë në mënyrë arbitrare, më pas nuk i ka interesuar të shkojë e të flasë në Kuvend. 

Share This Article