Osmani: Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi për ta njohur pavarësinë e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk, Recep Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën.

“Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes.

Presidentja e Kosovës ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë. Po ashtu ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke e lidhur edhe me situatën në Ukrainë.

Ajo ka shtuar se Kosova do të ketë probleme me energjinë gjatë këtij dimri.

Share This Article