ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së 12 hours ago
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer 17 hours ago
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste 17 hours ago
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin 17 hours ago
Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër 17 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: Fitorja e LDK-së pas 6 tetorit do të jetë më e madhja në historinë e pasluftës

albnews by albnews
3 October, 2019
in Kosova
0
Osmani: Fitorja e LDK-së pas 6 tetorit do të jetë më e madhja në historinë e pasluftës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, tha të enjten në tubimin përmbyllës elektoral në Kamenicë, se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri kur do të marrë fund pushteti i keqpërdoruesve dhe keqbërësve që i kanë lënë anash interesat e qytetarëve të Kosovës.

“Të tjerët që qeverisën, e kanë shndërruar Kosovën në një vend i cili jo vetëm e prishi miqësinë me shpëtimtarët e Kosovës, por edhe i kanë shkelë ëndrrat e rinisë tonë. Tani për herë të parë do të votojnë shumë 18 vjeçar, 19 vjeçar e 20 vjeçar. Mesazhi im për ta është që vota e tyre e parë të shkojë për çlirimin e dytë të Kosovës, sepse Kosova ka nevojë për çlirimin e dytë, Kosova ka nevojë të çlirohet nga krimi e korrupsioni që e katandisën vendin tonë aty ku kurrë nuk pritëm se do të katandiset. Kosova ka nevojë t’i heqë qafe ata që i ranë mbi qafë qytetarit, i zhvatën bizneset dhe kurrë nuk menduan për interesin e qytetarëve”, tha Osmani.

Ajo shtoi se fitorja e LDK-së më 6 tetor do të jetë më e madhja në historinë e pasluftës dhe do të jetë fitore e lirisë mbi frikën.

RelatedPosts

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

Zbulohet arsenal ushtarak në veri të Kosovës, dyshohet se i përkasin një personi që kërkohet për sulmin në Banjskë

Peshkaqeni’ dënohet me 13 vite burg për 10 ton kokainë, Princ Dobroshi do paguajë edhe 8 milionë euro gjobë

“Më 6 tetor do ta lëmë mbrapa ankthin e të jetuarit në frikë, nën frikën e aparatit shtypës ku një qeveri i cungon liritë qytetare në mënyrë që të përfitojë vetë. Kjo qeveri keqpërdori interesat e qytetarëve vetëm që ta shpëtojë lëkuren e vet, pra kjo do të jetë fitorja përfundimtare e qytetarëve ndaj pushtetarëve keqpërdorues, do të jetë fitorja e lirisë mbi frikën”, tha ajo.

Sipas njoftimit, Osmani potencoi se vullnetin e pathyeshëm qytetarë tani e kanë kuptuar të gjithë, madje e kanë kuptuar edhe kundërshtarët se fitorja e LDK-së është e pashmangshme, prandaj po i bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese për të tentuar që ta çorientojnë vullnetin e njerëzve.

“Ata e kanë të kotë sepse fitorja jonë lëre që do të vuloset më 6 tetor por festa e madhe që na pret dhe krenaria që ju do ta ndjeni me qeverinë tonë pas 7 tetorit do t’i bëjë edhe kundërshtarët tanë politikë ta kuptojnë që ky është vendimi më i mirë në historinë e pasluftës në Kosovë”, tha ajo.

Nënkryetari dhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri, tha në Kamenicë se ky masivitet i pjesëmarrjes në tubimet e LDK-së, tregon se do të fitojnë në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe krejt Kosovën.

“Rikthimi i madh i LDK-së do t’i ndihmojë komunat kufitare që kanë mbetur prapa. Ka ardhur koha që me përkrahjen qytetare zonja e shtëpisë, të bëhet zonjë e shtetit. Ndryshimi nuk është i lehtë, por Vjosa dhe ekipi i saj janë më të vendosur se kurrë, për ta qeverisur Kosovën ashtu siç i ka hije një shteti demokratik”, tha Haziri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

Përfundojnë vizitën në Britani, Donald dhe Melania Trump nisen drejt SHBA-së

18 September, 2025
“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

“Raportet SHBA-Britani, të pathyeshme”, Trump lë pas kurorën e mbretit dhe flet politikë me Starmer

18 September, 2025
Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

Zbardhet dinamika/ 16-vjeçarja në Këlcyrë viktimë e abuzimit nga i dashuri 46-vjeçar, njerku i saj dhe efektivi i policisë. Lëshohen 4 urdhërarreste

18 September, 2025
Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

Marrëveshje prej 250 miliardë funtesh Britani-SHBA, Starmer: Unë dhe Trump e pëlqejmë njëri-tjetrin

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result