Osmani: Gjykata Kushtetuese instanca e vetme që mund t’i interpretoje veprimet e institucioneve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Kuvendit të Republikë së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorët e pesë vendeve të QUINT-it, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Britanisë së Madhe, dhe shefen e Zyrës së BE’së, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe përpjekjeve për krijimin e një qeverie të re.

Osmani ka thënë se si kryetar e Kuvendit do të mbrojë integritetin e Kuvendit si dhe ka theksuar se do të promovojë respektimin e  Gjykatës Kushtetuese e cila është e vetmja instancë e cila mund të interpretojë veprimet e institucioneve.

“Kryetarja Osmani i njoftoi ambasadorët e vendeve mike të Kosovës dhe atë të BE-së për veprimet të cilat institutucionet e Kosovës po i ndërmarrin për kapërcimin e kësaj pandemie.

 Ajo po ashtu i informoi ata për hapat që do t’i ndërmarrë ajo si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në këtë takim është diskutuar gjithashtu edhe për sfidën që po kalon Kosova në përballje me pandeminë COVID-19.

“Znj. Osmani i informoi përfaqësuesit e Kuintit me punën e Kuvendit të Kosovës, me theks të veçantë për kujdesin të cilin Kuvendi po e ushtron në menaxhimin e krizës së pandemisë Kovid-19. Ajo ua shprehu atyre mirënjohjen e saj dhe të Kuvendit për gatishmërinë e tyre dhe të vendeve të tyre që t’i qëndrojnë afër popullit të Kosovës dhe institucioneve të vendit gjatë kësaj krize”, thuhet ndër të tjera.

Share This Article