Osmani i BDI-së: Kemi fituar në gjitha komunat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në konferencë për shtyp ka thënë se partia e tyre ka fituar në të gjithë komunat ku kanë garuar, duke përmendur se e kanë fituar Sarajin, Likovën dhe Pllasnicës si fitues në rrethin e parë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zgjedhjet sot demonstruan demokracinë më të mirë. Pjesmarrja në këto zgjedhje tejkalon 50% dhe kjo ju jep autoritet dhe verifikon vendimet para qytetarëve nga kryetarët e komunave. Pres që rezultatet të jenë në anën e BDI-së. Kemi fituar në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë që në rrethin e parë. Në shumicën e komunave jemi në epërsi të madhe. Dua të përgëzoj gjithë ata që fituan në rrethin e parë dhe qytetarët për tregimin e demokracisë”, tha Bujar Osmani.

Ai ka thënë se gjatë orëve në vijim do të dalin me rezultate më të përpikta.

Share This Article