Osmani ia citon Trump-in shefit të NATO-s: Paqe përmes fuqisë, kjo kuptohet më së miri në këtë rajon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e citoi moton Donald Trump-it në konferencë për shtyp të përbashkët me Shefin e NATO-s, Mark Rutte, referuar drejtpërsëdrejti.

Kjo moto e Donald Trump, tha Vjosa Osmani, “kuptohet më së miri në këtë rajon”.

Vjosa Osmani në fjalën e saj tha se Kosova jo vetëm që e ka vendin në NATO si vendi më pro Aleancës së Atlantikut të Veriut, por edhe se anëtarësimi i saj “është domosdoshmëri strategjike” e vetë aleancës perëndimore të sigurisë.

Për KFOR-in, tha ajo, “është misioni më i suksesshëm i NATO-s”.

“Është me rëndësis që bashkarisht ta mbrojmë kufirinin…ndaj atyne që kanë për synim konflikte….”, tha Vjosa Osmani.

“NATO është themeluar mbi vlerat ku qëndron shteti ynë, prandaj synimi im për NATO është domosdoshmëri strategjike për rajonin…Është me rëndësi që ky rajon të mos ketë vakume siguri, siç thatë dje në Bosnje”, tha Vjosa Osmani.

“Ne dëshirojmë të thellojmë partneritetin tonë me NATO…Kosova e ka arritur 2% të GDP-së për mbrojtje, dhe synojmë ta dyfishojmë në një kohë rekord”, shtoi ajo.

Share This Article